Irlanda voton pro paktit fiskal

Megjithatë, “BBC” thekson se vazhdon numërimi i votave në shtetin e vetëm që vendosi të zhvillojë referendum për mbështetjen ose jo të paktit fiskal, i cili u kundërshtua brenda BE-së vetëm nga Britania e Madhe dhe Republika Çeke.
Rezultatet paraprake tregojnë se afërsisht 60% e votuesve i thanë “po” paktit fiskal. Ndërkohë, rezultatet përfundimtare për votimin do të shpallen në darkë.
Edhe sondazhet e opinionit publik tregonin se kampi pro paktit fiskal do ta fitonte këtë referendum.
Me këtë referendum duket se irlandezët shpëtuan veten pasi një votë jo do të thoshte bllokimin e dorëzanisë që ky vend po merr nga BE-ja dhe FMN-ja. Ndërsa për sa i përket paktit fiskal, ai mjafton që të miratohet nga 12 prej 17 shteteve të Eurozonës dhe futet në funksion. Pakti fiskal vendos rregulla strikte për deficitin buxhetor të vendeve që e pranojnë dhe parashikon aplikimin e masave ndëshkuese për çdo dështim në arritjen e objektivave./Start/F. P/
2012-06-01 16:19