E Diel, 1 Nëntor 2026

Tiranë, kapet 250 kg drogë, pranga 5 shtetasve

Operacioni i koduar “Poker”, përfundoi me arrestimin e shtetasve Maltin Flata, Haxhi Cani,Valter Liço, Ali Nelaj dhe Xhoni Karaj të cilët akuzohen për prodhim dhe trafik të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre është bërë pas një hetimi 3 mujor ndërsa janë shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë të cilët bashkëpunonin për trafikun e drogës. Droga ishte e fshehur në një furgon, teksa ishte marrë nga fshatrat e Vlorës. Ndërkohë policia vijon hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik. /Start/

                                                                                             2012-06-01 15:50
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›