E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlande sulmohet me veze dhe kepuce Tony Blair

Veze dhe kepuce jane hedhur ndaj ish-kryeministrit britanik Tony Blair kur ai ka mberritur ne Dublin per te firmosur librin e tij.
Objektet te cilat u hodhen nga protestuesit qe kundershtojne luftrat nuk e goditen zotin Blair.

Demonstruesit therrsinin se Bler ka gjak ne duart e tij per shkak se ka perkrahur nderhyrjen ushtarake amerikane ndaj Irakut ne vitin 2003.
Aktivistet jane perleshur me policine irlandeze pasi kane tentuar te rrezojne nje barriere sigurie jashte dyqanit te librave ne OConnell Street.

Mbi 300 persona kishin zene radhe qe prej mengjesit per te marre nje firme nga ish-kryeministri. Aktualisht ne Dublin ka nje prani te theksuar te forcave te policise dhe rruga OConnell Street eshte mbyllur per trafikun.

Blair ne librin me kujtimet e tij flet per eksperiencen ne Doening Street luften ne Irak sulmet e 11 shtatorit dhe vdekjen e princeshes Diana.
Libri i Blerit Nje udhetim prezanton nje mbrojtje te fuqishme te politikes se tij gjate kohes sa ishte ne pushtet. Libri po shitet me shpejtesi te madhe pasi doli ne treg te merkuren.

Libri gjithashtu eshte cilesuar nga analistet si nje thyerje e paprecedente e protokollit mbreteror ne historine e Britanise se Madhe pasi ne te jane publikuar biseda konfidenciale mes Blair dhe monarkes Elisabeth II. Libri gjithahstu eshte shume kritik edhe per Gordon Brown pasuesin e Blair.

Sipas Blair Brown ishte nje deshtim total si kryeminister qe coi ne humbjen e Laburisteve pasi ai braktisi politiken reformuese te New Labour arkitekt i se ciles ishte vete Tony Blair. Parashikohet qe nga shitja e ketij libri te mblidhen 45 milione paund te cilat Toni Blair do tia dhuroje nje fondacioni qe merret me rehabilitimin e ushtareve te plagosur.

Ky akt i ish-kryeministrit eshte kritikuar duke u cilesuar si nje gjest pendese ne ndergjegjen personale te Blair per shkuarjen ne luften e Irakut ku deri me tani jane vrare 200 ushtare britanike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›