Irlandë e veriut, përleshje mes katolikëve dhe protestantëve

Të paktën 13 anëtarë të forcave policore janë plagosur si pasojë e përleshjeve ndërmejt katolikëve dhe protestantëve në Irlandën e veriut të dielën, pasi të dy komunitetet pretendojnë të drejtën për të zhvilluar parada në këtë zonë. Policia ka vepruar duke përdorur topa me ujë pasi protestues nga të dyja grupet kanë qëlluar me shishe dhe gurë ndërsa oficerët e policisë përpiqeshin të distanconin grupet rivale në Belfastin e veriut.
Të paktën tre prej policëve janë dërguar në spital, bëjnë me dije burimet policore. Shqetësimet në zonë pasuan një marshim të bandës nacioaniliste të katolikëve irlandeze, në një kohë kur grupet protestante pro-britanike zhvilluan nëj marshim së fundmi. Javën e kaluar 7 oficerë policie u lënduan në të njëtën zonë, sërish me të njëjtat konflikte.
Që nga koha e firmosjes së një marëveshjeje për paqe në 1998 ,dhuna paraushtarake ndërmejt komunitetit katolik dhe atij protestant të provincës, e cila ka patur ulje dhe ngritje prej tre dekadash, së fundmi është shtuar ndjeshëm, e për këtë arsye shumica e banorëve të Belfastit janë të ndarë përgjatë linjave sektariane.
Përleshjet shpërthejnë zakonisht gjatë muajve të verës, kur grupe protestantësh pro britanikë zhvillojën parade tradicionale, të cilat janë parë si provokime nga nacionalsitët katolikë irlandezë, shumë prej të cilëve dëshirojnë të jenë pjesë e irlandës së bashkuar.