E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqi, 29 të vrarë nga luftimet

Të paktën nëntë anëtarë të forcave turke të sigurisë dhe 20 rebelë kurdë u vranë nga luftimet e dhunshme në juglindje të Turqisë, theksuan burime zyrtare dhe lokale.

"Nëntë agjentë të sigurisë u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën", deklaroi guvernatori i Sirnakut, Vahdettin Ozkan. Përleshjet në në lokalitetin Beytüssebap, që është në varësi të kësaj province, kanë shkaktuar rreth 20 të vdekur në radhët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit ose PKK, theksuan burime lokale.

Edhe muajin e kaluar, të tjera përleshje u regjistruan ndërsa u vranë të paktën tetë persona e e dhjetëra të tjerë u plagosën si pasojë e shpërthimit të një bombe në afërsi të një stacioni policor në Turqinë jug-lindore. Zyrtarët thanë se shpërthimi ndodhi në qytetin Gaziantep, afër kufirit me Sirinë, ndërsa bomba ishte e vendosur në një automjet.

Raportohet se në mesin e viktimave të shpërthimit kishte edhe forca policore. Të tilla sulme të përgjakshme regjistrohen jo pak herë mes forcave të sigurisë turke dhe terroristëve turkë të PPK. Kohët e fundit, rebelët kanë rritur sulmet si pjesë e strategjisë së tyre për të luftuar për autonomi në rajonin e mbizotëruar nga kurdët.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›