Irlandë, gati koalicioni qeveritar
Liderët e dy partive më të mëdha të Irlandës thanë se janë marrë vesh për krijimin e një koalicioni qeveritar.
'Fine Gael' dhe Partia Laburiste, partitë që fituan më shumë vota në zgjedhjet e 25 shkurtit, përfunduan një marrëveshje për formimin e një qeverie koalicioni, deklaroi sot lideri i 'Fine Gael', Enda Kenny.
'Arritëm në marrëveshjen për krijimin e një qeveria koalicioni', deklaroi Kenny duke shtuar se ai do të bëhej kryeministër i vendit.
“Fine Gael” fitoi 76 vende në parlament, teksa Partia Laburiste fitoi 36 vende.