E Shtunë, 31 Tetor 2026

Protesta masive kundër qeverisë në Bahrein

Mijëra protestues kanë marshuar para kryeministrisë në Manama, duke brohoritur parulla kundër qeverisë së Bahreinit.

Ky i fundit, që është bazë e Flotës së pestë amerikane, është përfshirë nga demonstratat që bëjnë thirrje për reforma politike që nga mesi i muajit shkurt.

Ishulli i Gjirit Persik sundohet nga një familje sunite, ndërsa shumica e popullsisë i takon komunitetit shiit.

Demonstruesit kanë vazhduar edhe sot të qëndrojnë në tenda në sheshin kryesor të Manamas, i cili është bërë epiqendër e protestave anti-qeveritare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›