E Shtunë, 31 Tetor 2026

Stefanoviç: Jeta e serbëve, çështje kryesore në bisedime

Kreu i ekipit serb për bisedimet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Borisllav Stefanoviç, ka vlerësuar se dialogu mes dy palëve do të zgjasë aq sa është e nevojshme për zgjidhjen e çështjeve që kanë të bëjnë me jetën e qytetarëve serbë në Kosovë.

Stefanoviç, duke folur për mediat serbe, tha se në rend të ditës fillimisht do të jenë çështjet rreth telekomunikacionit, komunikacionit ajror si dhe vulat e Doganave të Kosovës.

"Ky rend dite nuk do të thotë se nuk do t`iu nënshtrohet ndryshimeve apo plotësimeve të mëtejshme", ka thënë Stefanoviç.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›