E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vilanova: Nuk kemi qenë të qetë

Zëvendëstrajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, ka pranuar se fitorja ndaj Zaragozës ishte e vështirë, ndërsa mohoi se ekipi i tij nuk shënoi më shumë për shkak se mendoi për Arsenalin.

“Ne nuk kemi menduar për Arsenalin. Gjithë ajo që kemi dashur ka qenë goli i dytë. Ne nuk kemi qenë të relaksuar. Ne mund të shohim rastet se thjeshtë topi nuk deshi të hynte në rrjetë”.

“Ne e dimë se Arsenali do të sulmojë dhe unë mezi e pres atë takim, pasi nëse të dyja ekipet sulmojnë, atëherë kjo neve na përshtatet më shumë. Arsenali nuk besoj se do të mbrohet”, ka thënë Vilanova.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›