Vazhdon evakuimi i kosovarëve nga Libia

Ministria e Jashtme njofton se po vazhdon evakuimi i shtetasve të Kosovës që gjenden në Libi.
"Sot kanë arritur në Kosovë shtetasit e evakuar me ndihmën e autoriteteve të Mbretërisë së Holandës, ndërkohë që po sot në aeroportin e Tripolit janë drejtuar përafërsisht 20 shtetas të Kosovës, të cilët pritet të evakuohen përmes aeroplanëve të Republikës së Turqisë", thuhet në deklarate.
Ministria tha se përmes Ambasadës së Kosovës në Ankara, është e angazhuar për evakuimin e të gjithë shtetasve të interesuar për largim nga zonat e rrezikut.