E Diel, 1 Nëntor 2026

Pacolli, kalon urën në këmbë për në veri


Presidenti Behxhet Pacolli, është treguar i guximshëm, pasi vendosi të kalojë në këmbë, urën qe ndanë qytetin e Mitrovicës në jug dhe veri. I pari i shtetit pas takimeve në Prishtinë, me të marrë detyrën vendosi qe të shtunën e parë në këtë post ta shfrytëzojë për vizitë në qytetin problematik të Mitrovicës.

Pacolli së pari u ndal në jug, ku takoi qytetarët, ndërsa atyre u tha se kjo vizitë është tregues i qartë se institucionet nuk i kanë harruar qytetarët e kësaj ane. Më pas kreu i shtetit në këmbë u nis drejtë veriut dhe u ndal në lagjen e " Tre Rrokaqiejve". Natyrisht në eskortën e presidentit nuk mungonin as forca të mëdha të Policisë së Kosovës.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›