E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandë, përleshje polici-protestues


Në kryeqytetin irlandezoverior, në Belfast, ka patur shkallëzime dhune për tre netë me radhë. Demostrues nga lagjet katolike që kanë gjeneruar dhunë, kanë qëlluar policinë me koktej molotov, gurë dhe shishe. Policia ka përdorur ujëhedhësit për t'i larguar protestuesit. Protesta e dhunshme ka nisur të dielën në mbrëmje ndërsa të hënën do të zhvillohej marshimi tradicional i protestantëve. Gjatë marshimit të protestantëve probritanikë në Irlandën e Veriut, më 12 korrik ndodhin çdo vit trazira. Sipas vlerësimeve të policisë, në provincën britanike nxitësit e trazirave ishin këtë vit, më të rinj në moshë se zakonisht. Në trazira morën pjesë shumë të rinj, madje edhe fëmijë. Sulmet nisën që në orët e vona të se dielës, kur u qëlluan dhe u plagosën tre oficerë të policisë. Ndërsa të hënën, nacionalistët sulmuan policinë me bomba me benzinë gjatë paradës së protestantëve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›