Irlandezet, ne krize dhe me mungesa
Aranit Muraci
Trajneri i Slogo Roversit, kundershtarit te Vllaznise ne ndeshjen e sotme, shprehet optimist se skuadra e tij do te arrije nje rezultat pozitiv. "Te gjithe ne themi kemi nje enderr dhe secili deshiron qe ta realizoje ate", - thekson trajneri i Sligos, ne vigjilje te ndeshjes se sotme me Vllaznine. Shkodranet kane zhvilluar nje seance stervitore dje, ne fushen ku do te perballen sot ne mbremje me irlandezet. Per te shmangur problemet financiare, irlandezet kane vene 100 mije euro ne dispozicion te lojtareve, nese kalojne turin e pare. Tajneri i Sligo Rovers, Paul Kuk, flet per mundesite e skuadres se tij, qe te shenoje nje rezultat pozitive, ndaj ekipit shkodran. Turi i pare kualifikues i Europa Liges do te vere kunder njeri-tjetrit Sligo Roversin dhe Vllaznine e Shkodres. "Te gjithe thone se duhet te flasim vetem ne fushe dhe t'i marrim ndeshjet me radhe", - theksoi ai dhe me tej shprehet se lojtaret e tij perballe Vllaznise, duhet te arrijne medoemos kualifikimin. "Nese jeni ne nje kampionat si ai i Irlandes dhe nese nuk enderroni qe te luani ne turin tjeter me Austrine e Vjenes, atehere nuk mendoj se ka kuptim. Nese behen perpjekje, endrra eshte e realizueshme, ne te kundert ajo nuk realizohet". Sligo rikthehet per te luajtur ndeshjen e pare evropiane, pas 12 vite mungese ne Evrope. "Sigurisht nese Sligo kualifikohet ne turin tjeter, do te perfitoje ne total 100 mije euro. Ndeshjen do ta ndjekin nepermjet TV nje numer i shumte me tifoze te skuadres se Sligos, pasi ne stadium do te jene nje numer me i kufizuar per te pare nga afer ekipin e tyre, duke qene se stadiumi nuk i ploteson standardet e UEFA. Gjysma e 14 lojtareve profesioniste te Sligos ne ndeshjen e fundit me Bohemias kane qene te demtuar, duke sjelle probleme. Por Kuk thote se ai eshte i lumtur qe gjate javes lojtaret i jane rikthyer dhe me te rendesishmit do t'i kete ne skuader. Rafael Kretaro dhe Deni Ventre do te kthehen perfundimisht, kurse Holmes dhe Pirs kane probleme. Por sido qe te dale ndeshja e sotme, trajneri i Sligos thote i bindur se skuadra e tij do te kerkoje medoemos kalimin e turit te pare. "Lojtaret kane gjetur kohen e gabuar per te lene klubin. Ndonjeri prej tyre duhet te largohet ne nje dite tjeter", - thekson trajneri i Sligo Roversit.