Trezege, nga Juve drejt Lionit
Shitja e Benzemase i ka sjelle te ardhura te mjaftueshme klubit te Lionit. Drejtuesit e klubit deklaruan fill pas largimit te yllit te ekipit, se do te rikthehet nje emer i njohur i futbollit francez, Devid Trezege. Mediat italiane raportojne se Trezege, kishte disa dite qe ishte futur ne bisedime me Lionin dhe palet, jane shume prane arritjes se nje marreveshje te mundshme. Klubi i Lionit, me bonos do te perfitoje afro 41 milione euro nga shitja e Benzema. Nje pjese e mire e tyre do te sherbejne per te afruar lojtare te tjere. Per te fituar sherbimet e Trezeges, nuk nevojiten para per kartonin e tij, pasi lojtari eshte "divorcuar" me Juven, ne fund te ketij sezoni, duke mos e rinovuar kontraten e re. Trezege ka shprehur deshiren qe te kthehet tek Lioni.