Lioni kerkon 30 milione euro per Benzema
Ne fakt, klubi francez eshte shprehur se ka pasur nje oferte te madhe nga nje klub, emrin e te cilit nuk e deklaroi, duke mos iu pergjigjur medieve franceze qe raportojne njekohesisht, se Benzema do te jete lojtari i radhes per Realin e Madridit. Por nga dita e djeshme, mediat spanjolle raportuan se Benzema eshte nje lojtar i Realit te Madridit. Benzema eshte deklaruar zyrtarisht nga klubi, si perforcimi i radhes. Mancester Junajtid eshte gati qe te afronte nje shume po aq sa reali, por me 35 milione euro, madrilenet pronesuan lojtarin e Lionit. Drejtori i Lionit, Oliver Blank komunikoi me emrat dhe raportoi ne lidhje per kalimin e Benzemase tek Reali, se e verteta eshte se per lojtarin ka interes dhe klubi eshte ne bisedime per te nenshkruar nje marreveshje te mundshme. "Ne kemi marre nje oferte te majme dhe shuma madje ka ardhur ne rritje, por nuk mund te themi se ajo eshte bere prej Realit te Madridit. Deri tani nuk kemi rene ne ujdi me asnje klub evropian", - eshte shprehur Blank, pak ore para se te zyrtarizohej kalimi. Benzema do te flase gjate dites se sotme ne lidhje me kalimin zyrtar te Reali i Madridit. Presidenti i klubit, Klod Puelfoli ne lidhje me lojtarin theksoi: - "Ne e dime se sa e rendesishme eshte per Lionin qe te kete nje grup efektiv. Ai eshte nje lojtar i paparashikueshem, por ne dime gjithashtu edhe se sa jane te dhenat financiare port klubin tone". Lioni nga ana tjeter po sheh alternativa te tjera, per t'i gjetur zevendesuesin lojtarit.