E Shtunë, 31 Tetor 2026

Barcelona, pret Vilen dhe Maskeranon

Barcelona i eshte pergjigjur menjehere merkatos se Realit te Madridit. Klubi katalanas i eshte pergjigjur blerjeve te shumta te presidentit madrilen, Florentino Perez. Kampionet e Evropes jane shume prane marreveshjes me David Vilen. Guardiola eshte ne pritje edhe te nje lojtari tjeter, Maskeranos. E gjitha ka mbetur tek kerkesa me e larte e Liverpulit, pas insistimit te Barces. Drejtori teknik i klubit katalanas, Txiki Begiristain, ne oren e fundit theksoi se do te kete nje sulmues me shume per trajnerin Guardiola. Por ne shitje njekohesisht eshte edhe Ture, kartoni i te cilit vlen 30 milione euro. Shitja e tij do te ndihmoje blerjen e David Viles, vlera e kartonit te te cilit eshte vleresuar ne disa milione euro. Edhe Eto eshte shume prane largimit nga Barcelona. Kamerunasi kerkohet nga Mancester Siti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›