E Shtunë, 31 Tetor 2026

Irlandezët në referendum për Traktatin e Lisbonës

Bruksel - Irlanda pritet të zhvillojë referendumin për Traktatin e Lisbonës në fillim të muajit tetor. Këtë fakt e konfirmoi kryeministri i vendit, Brian Cowen. "Besoj se do të jemi në pozita të favorshme për zhvillimin e një referendumi të dytë në fillim të tetorit", deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Bruksel pas një samiti të BE-së.

Traktati përcakton reformat që kanë si qëllim thjeshtimin e procedurave dhe vendimmarrje evropiane dhe duhet të ratifikohet nga të 27 vendet anëtare të bllokut përpara se të hyjë në fuqi. Votuesit irlandezë i thanë "jo" dokumentit të rëndësishëm evropian në një referendum të mëparshëm vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›