E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria: Musavi të mos provokojë manifestime ilegale

Teheran- Pushteti iranian i kërkoi kandidatit Mir Hossein Moussavi, i shpallur i humbur në zgjedhjet presidenciale të 12 qershorit, të mos shkaktojë manifestime të paligjshme dhe të mos mbështetë manifestime të till, njoftoi sot agjencia Isna.

"Në vend që të akuzojë forcat e rendit apo forcat ushtarake (...) ne presim nga ju të shmangni manifestimet e paligjshme dhe të mos i mbështesni manifestime të tilla", tha Abbas Mohtaj, sekretar i Këshillit të Sigurisë kombëtare, që varet nga Ministria e Brendshme.

Simpatizantët e Musavit bënë thirrje për një manifestim tjetër këtë të shtunë pasdite. Guvernatori i Teheranit e ka ndaluar këtë manifestim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›