Vajza tërhiqet zvarrë 4 km, i mbijeton aksidentit
Oslo- Një vajzë 13 vjeçare në Norvegji është shtruar në spital me plagë të rënda në trup pas një aksidenti të pazakontë rrugor, ku ajo është tërhequr zvarrë për katër kilometra në rrotat e një makine, pa dijeninë e drejtueses së automjetit, dhe gjatë gjithë kohës ka qenë e vetëdijshme, njoftoi sot policia.
Vajza mund të jetë goditur fillimisht nga një kamion dhe më pas ka ngecur nën pjesën e poshtme të një veture.
"Ajo ka pësuar plagë të rënda, por aktualisht gjendja e saj paraqitet e stabilizuar", deklaroi për Reuters një doktor në spitalin e Oslos, ku është shtruar vajza.
Drejtuesja e automjetit ka vënë re vajzën vetëm kur parkoi makinën, njoftoi policia. Kur makina ndaloi vajza ishte ende koshiente, por kishte pësuar shumë plagë në kokë, bark dhe kraharor.
Dëshmitarët e aksidentit, përfshi edhe bashkëmoshatarët e viktimës, u morën në pyetje nga policia. Mediat lokale njoftuan se shokët e saj po e kishin kërkuar pasi ajo ishte goditur nga kamioni, por arritën të gjenin vetëm biçikletën dhe një këpucë të saj në anë të rrugës.
Policia deklaroi se akoma nuk e ka marrë në pyetje drejtuesen e veturës.