Shvarceneger si në film; avioni i tij ulje të detyruar
Los Angeles- Avioni i guvernatorit të Kalifornisë, Arnold Shvarceneger bëri një ulje emergjente të detyruar në Los Anxhelos dje, pasi piloti njoftoi për tym në bord, informoi sot zyra e tij. ‘Megjithëse nuk pati ndonjë zjarr të dukshëm, piloti e uli avionin në aeroportin e Van Nuysit, 10 minuta para se ai duhet të ulej në Santa Monika, në afërsi të shtëpisë së ish-aktorit', deklaroi zëdhënësi Aaron McLear.
"Pas uljes guvernatori la avionin dhe udhëtoi për në shtëpi", tha McLear. "Ekuipazhi i avionit bëri një punë të shkëlqyer dhe të gjithë në bord zbarkuan të sigurtë dhe të padëmtuar", shtoi ai.
"Pas uljes guvernatori la avionin dhe udhëtoi për në shtëpi", tha McLear. "Ekuipazhi i avionit bëri një punë të shkëlqyer dhe të gjithë në bord zbarkuan të sigurtë dhe të padëmtuar", shtoi ai.