Ironi e udhëheqsit tënë
"Ironi e udhëheqsit tënë…"
I ka vënë punët në vijë
E vendin në rrugë të mbarë
Tani bën edhe humor
Udh'heqësi ynë legjendar.
Ironi e udhëheqsit tënë
Apapa sa zgjuarsi...
Lumë ata që e dëgjojnë
Mjerë ata q'e kanë zili.
Sa burra kanë shkuar dëm
Pa përdorur ironinë
Mirë që na dolli Doktori
Ta nderojë Shqipërinë!
17 vite me humor
Me mirëqenie, lumturi
Të na rrojë udhëheqësi ynë
E ju bëftë dita një mijë.
Nuk do dalë burrë tjetër
Në ato vende, në ato anë
Që të shajë e të gënjejë
Kaq'e shumë, sa ky shejtan!
T'gjitha veset e këqija
Shqiptarëve ua mësoi
Me virusin e gënjeshtrës
Çdo shqiptar e infektoi.
Të gjithë shpifin si ai
E flasin pa përgjegjësi
Vjellin edhe nxjerrin helm
E nuk japin llogari.
Kush e ka gojën e madhe
Dhe di helmin ku lëshon
Me një xhiro në pazar
200 veta i helmon.
Kaq shumë helm që kemi rrugës
Nga udhëheqësit është marrë
Për llafe, të gjithë si kuçka
E për punë? Duartharë!
Vargje të nënshkruara