Qeveria i hap rruge projekteve per transformimin e kryeqytetit
Hapet sipari i transformimeve të mëdha në kryeqytetin e vendit! Me këtë frazë zgjodhi që të hapë mbledhje e sotme të qeverisë, Kryeministri Berisha.
Kështu, në këtë mbledhje të radhës, kreu i ekzekutivit bëri me dije lidhur me zhvillimet për punimet e Bulevardit të Tiranës. “Caktohet autoriteti kontraktues për zbatimin e projektit të Bulevardit verior të Tiranës, të transferimit të stacionit të trenti, të ndërtimit të terminalit të pasagjerëve. Kjo është një ngjarje e shënuar në historinë e kryeqytetit të vendit. Ky moment shënon hapjen e projekteve të cilat firmosën Tiranën e shek të 21”, vuri në dukje Berisha. Kryeministri ritheksoi faktin se qeveria e tij ka faktuar se i mban premtimet, duke shtuar se bashkëpunimi mes pushtetit lokal dhe atij qendror ka sjellë një zhvillim të ndjeshëm në kryeqytet. Sipas tij, ka qenë ish kreu i bashkisë ai i cili pavarësisht se ka marrë fonde tre herë më shumë se tani, nuk ofroi as bashkëpunimin dhe as shërbimet. “Thoshte qeveria nuk më ndihmon, një qaraman, nuk po them fjalë tjetër, në një kohe kur qeveria jo që po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit. Qaramani u ankohej qytetarëve, qeveria s’më dha fonde. Unë informoj qytetaret se qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuam fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë. Fondet u shndërruan ne rroga, u punësuan 5 mije persona. Rrugët nuk u ndërtuan. E dorëzoi Bashkinë me 250 km rrugë dhe rrugica baltë", u shpreh Berisha.
Por pjesë e vendimeve të kësaj mbledhje ishte dhe nisma për përgjysmimin e detyrimeve fiskale për sektorin e Turizmit.
“Turizmi degë kryesore e ekonomisë. Konstatojmë se intersi për Shqipërinë po vjen në rritje. Vitet e fundit çdo agjenci turistike, së fundmi dhe Banka Botërore pohoi se Shqipëria një nga vendet me rritje më të shpejtë të turizmit. Ne duhet të bëjmë gjithçka për të inkurajuar këtë sektor. Përgjysmimi i detyrimeve fiskale një nga masat e fuqishme për zhvillimin e këtij sektori”, garantoi Kryeministri gjatë fjalës së tij.
Po kështu, ndërtimi i HEC-eve ishte një tjetër pikë e rendit të ditës, çështje për të cilën kreu i ekzekutivit bëri me dije për ngritjen e HEC-it në Fan, i cili do të jetë rreth tre herë më i madh se ai në Ashtë, kryevepër e llojit të vet. HEC do t ngrihet dhe në Gorjanë, Gjegjan.
Gjithashtu, në bashkëpunim me ambasadën amerikane dhe bashkinë e Tiranës do të ngirhet dhe një përmendore në nderim të ushtarakëve amerikanë.