E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ironike: Berisha në stolin e Lazios kundër Chievos

Etrit Berisha do të grumbullohet nga trajneri i Lazios për ndeshjen e radhës. Si për ironi, bardhekaltrit do të luajnë të dielën në Romë ndaj Chievos, skuadra që pretendonte se kishte firmosur një kontratë me portierin e Kombëtares shqiptare.

Pas përfundimit të angazhimit me përfaqësuesen në dy ndeshjet ndaj Sllovenisë dhe Islandës, Berisha udhëtoi të mërkurën për në Suedi, ndërsa një ditë më pas mbërriti në Romë. Dje në mëngjes ai u shfaq në klinikën mjekësore të Lazios në Paideia, për të bërë edhe vizitat. Këto të fundit dolën me sukses dhe pas OK-it të mjekëve, Berisha tashmë është gati të debutojë me Lazion, aty ku luan edhe kapiteni kuqezi, Lorik Cana, ndërsa janë pjesë e ekipit edhe dy të rinjtë: portieri Thomas Strakosha dhe mbrojtësi Amir Bilali.

Sipas mediave italiane, trajneri Petkoviç ka vendosur që të grumbullojë Berishën ndaj Chievos. Portieri do të jetë në stol pikërisht ndaj veronezëve, të cilët bënë gjithçka për ta afruar./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›