Kampionati "pa" tifozë

Kampionati evropian i basketbollit që po mbahet në Slloveni është duke u përshkuar me mungesën e tifozëve nëpër stadiume. Ky kampionat po vlerësohet si më i varfëri për nga numri i tifozëve pasi që në shumicën e ndeshjeve ka numër rekord të vogël të të pranishmëve në stadium.
Çmimi i biletave sillet nga 17 deri në 55 euro për ndeshje, çmim që është më i lirë se nga kampionatet e tjera por që nuk po sjellë shumë tifozë në stadiume.
Vetëm kur Sllovenia luan si nikoqire, stadiumi është i mbushur, në rastet e tjera numri i tifozëve është tejet i vogël. Ky kampionat po quhet si dështim pasi që me mesatare vetëm 20% e stadiumit është mbushur deri në këtë fazë./Indeksonline/