Irritohet nga emrat shqiptaro-amerikanë

Genc Prelvukaj nga dyshja e njohur Etnon ka shprehur një dëshirë të tij në rrjetet sociale Facebook dhe Twitter. Kjo dëshirë ka të bëj me faktin se po humb interesimi për emrat shqiptarë dhe me këtë rast më shumë se kurrë po bëhet adaptimi i emrave të huaj nga familjet tona.
Sipas tij kombinimet e emrave amerikanë me mbiemra shqiptarë dalin veçse qesharake.
Me këtë koment të tij janë pajtuar një numër i madhë i fansave dhe përkrahësve të artistit, të cilët i japën të drejt atij në këtë aspekt.
Përveç karrierës së tij të suksesshme si producent, dhe detyrës së tij në Ministrinë e Rinisë, Kulturës dhe Sportit, Genci ka edhe një djalë nga martesa e tij e parë, që e ka quajtur Gjini. /Indeksonline/