Isaac, Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Luiziana
Presidenti amerikan, Barak Obama, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Luiziana, ndërsa shtetet e Gjirit Bregdetar amerikan po përgatiten për stuhinë tropikale Isaac. Me këtë deklaratë, Luiziana do të ketë mundësi të shfrytëzojë fondet federale për emergjencat e lidhura me stuhitë.
Më herët, guvernatorët e Luizianës, Floridës, Misisipit dhe Alabamës, shpallën gjendje emergjence për shkak të alarmit për cunami. Pasi ka arritur në Floridën jugore, uragani Isaac është nisur për nga Gjiri Bregdetar verior, me kërcënim për Nju Orleans, që para shtatë vitesh ishte goditur nga uragani Katrina, kur mbetën të vrarë afro 1800 vetë.
Për shkak të stuhisë, Partia Republikane e ka shtyrë për një ditë fillimin e Konventës së saj në Tampa të Floridës, në të cilën Mit Romni, formalisht do të nominohet për president. Nga stuhia Isaac në Haiti dhe në Republikën Dominikane kanë humbur jetën së paku 20 vetë.
28 gusht 2012 (gazeta-Shqip.com)
Isaac, Obama shpall gjendjen e jashtëzakonshme në Luiziana burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip