E Diel, 1 Nëntor 2026

Franca aprovoi projektligjin për genocidin armen

Dhoma e ulët e parlamentit francez ka miratuar sot me shumicë votash projektligjn i cili i cilëson vrasjet e më shumë se 1 milionë armenëve nga Turqia në kohën e Luftës së Parë Botërore ishte genocid.

Nuk pati ndonjë numërim zyrtar gjatë votimit në Asamblenë Kombëtare Franceze, ku ligjbërësit votuan thjeshtë duke ngritur dorën.

Franca formalisht i ka njohur vrasjet si genocid në vitin 2001, por nuk impononte asnjë dënim për ata që e mohonin një gjë të tillë.

Ky projektligj parashikon dënimin deri në një vit burg dhe një dënim prej rreth 45 mijë eurosh për ata që mohojnë apo mundohen të minimizojnë vrasjet.

Masat tani kalojnë në Senat, ku mundësitë për të kaluar mbesin të paqarta. Armenët thonë se më shumë se 1.5 milionë njerëz janë vrarë në vitin 1915 nga Perandoria Osmane.

Ndërkohë, Turqia kishte paralajmëruar më herët se nëse projektligji miratohet, do të dëmtohen marrëdhëniet ndërmjet të dyja vendeve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›