Parlamenti italian miraton planin ekonomik te kryeministrit Monti

Parlamenti italian i ka dhene miratimin perfundimtar planit ekonomik te kryeministrit Mario Monti i cili perfshin shkurtime ne buxhet rritje taksash dhe reforma ne pensione.
Senati italian miratoi me shumice derrmuese paketen e kryeministrit te ri me vlere 40 miliarde dollare. Plani synon te pakesoje deficitin buxhetor te Italise per te shmangur ndihmat per nje pakete tjeter ndihmash nderkombetare.
Masat ekonomike te miratuara nga qeverite evropiane te mberthyera ne borxhe jane percjelle me protesta masive.
Ne Itali disa ligjvenes qe kundershtojne planin e zotit Monti filluan filluan tu binin bilbilave nderkohe qe kishin shpalosur nje parulle me fjalet Qeveri hajdutesh.
Por zoti Monti deklaroi se ekzistonte nje nevoje urgjente per vendosjen e disiplines fiskale.