Ish- basisti i ‘Guns n'Roses’ koncert në Tiranë
TIRANË- Hitet e mirënjohura të bandës "Guns N’Roses" do të vijnë në Tiranë mbrëmjen e 1 qershorit nga kitaristi Duff McKagan, i cili, së bashku me tre antarë të tjerë të bandës "Duff McKagan’s Loaded" do të performojnë muzikë rock në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa".
"Duff McKagan’s Loaded" do të prezantojnë përveç hiteve të tyre edhe këngë nga albumi i fundit, i dalë këtë fillimviti "The Taking", ndërkohë që Duff McKagan, kitarist dhe këngëtar prej 12 vjetësh i bandës "Guns N’Roses" do të interpretojë edhe këngë nga kjo bandë, si të mirënjohurat "Paradise city" , "So Fine" dhe "Sweetchild O’Mine”, etj.
Duff McKagan është një nga emrat më të shquar të muzikës rock në Amerikë. Ai ka një karrierë si muzikant prej 32 vjetësh dhe ka interpRetuar me artistë të mëdhenj të këtyre tre dekadave. McKagan nisi të luante në skenat e Seattle qysh në vitin 1979 dhe së bashku me Slash dhe Steven Adler në vitin 1985 u bashkuan në grupin “Guns N Roses".
Suksesi me këtë bandë ishte i padiskutueshëm, ndërkohë që shitën miliona disqe në gjithë botën dhe zhvilluan performanca 'live' në skena madhështore. Karriera e tij vazhdoi suksesshëm edhe pas ndarjes së bandës, prej së cilës Duff u largua në vitin 1997.
Në vitin 2000, McKagan formoi grupin “Loaded”, ku vetë ishte këngëtar dhe kitarist, ndërsa në bateri ishte Geoff Reading, kitarist Mike Squires dhe basist Jeff Rouse. Albumi i parë i tyre doli në vitin 2001 me titull “Dark Days”.
(d.b/BalkanWeb)