Ish- deputeti i PD: Bashën e kanë rrethuar buburrecët
Ish- deputeti i Partisë Demokratike, Fatos Hoxha, thotë se Lulzim Bashën po e rrethojnë menjëherë buburrecët, të cilët e tradhtuan Sokol Olldashin duke bërë sikur ishin në mbështetje të tij.
Hoxha thotë se duhet bërë një analizë për shkaqet e humbjes, ndryshe çarja brenda partisë do të thellohet.
Basha duhet të na shpjegojë se pse u hoqën nga lista rreth 35 deputetë dhe nuk u rikandiduan. Duhet të shpjegojë se përse në lista u futën eksponentë të Partisë Socialiste. U hoq ish- zëvendëskryeministri demokrat dhe u fut ish- zëvendëskryeministri socialist, thotë Hoxha./ep