E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ish- oficeri i forcave ajrore ruse: Putin ka frikë nga rebelimi i gjeneralëve të tij

Një ish-anëtar i forcave ajrore ruse i tha BBC News se, Vladimir Putin, ka frikë nga rebelimi i gjeneralëve të tij. Gleb Irisov, i cili u largua nga vendi, është një ish-korrespondent ushtarak i një agjencie ruse lajmesh.

Ai thotë se e njeh komandantin e ri përgjegjës për luftën kundër Ukrainës, Sergei Surovikin.

Duke folur për Newshour, Irisov tha se Surovikin u emërua për shkak të “besnikërisë së tij të thellë” ndaj regjimit dhe presidentit rus personalisht. Ai shtoi se udhëheqësi rus “tani ka frikë nga një lloj rebelimi i gjeneralëve”.

Irisov e përshkroi luftën si një “katastrofë” për Ukrainën dhe Rusinë, “e cila është e rrezikshme për botën”.

Ai është pesimist për mundësinë e ndryshimeve në vendin e tij në një kohë të shpejt, pavarësisht nga “viktimat e mëdha dhe efektet e rënda ekonomike” të luftës. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›