E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish- shefi i SHIU, Zyla: Sulmet ndaj meje nisën për shkak të 21 janarit. Ja si e zbuluam se do kishte dhunë

Share

Ish- kreu i Shërbimit Informativ të Ushtrisë, Ylli Zyla, duke folur për Panorama, ka treguar se si e kanë zbuluar se do kishte dhunë më 21 janar. Ai tha se nuk është përgjuar askush, por disa burime njerëzore kanë treguar se do ketë dhunë. Zyla thotë se këto informacione i ka dorëzuar në SHISH, por këta i thanë se nuk kanë indikacione se do ketë dhunë.

Unë mendoj se informimi i SHIU për ngjarjen e 21 janarit është fillesa dhe arsyet e akuzave drejtuar SHIU. Duke qenë se për këtë ngjarje është folur shumë, më lejoni që të informoj opinionin publik me rolin dhe aktivitetin e SHIU lidhur me këtë ngjarje. Paraditen e 21 janarit, jam informuar verbalisht se elementë të inkriminuar që do të marrin pjesë në protestë, do të kryenin akte dhune ndaj Kryeministrisë, Ministrisë së Ekonomisë dhe LSI. Këtë informacion menjëherë ia kam përcjellë ministrit të Mbrojtjes, i cili më autorizoi që këtë informacion ta ndaja me Shërbimin Informativ të Shtetit. I kërkova takim drejtorit të SHISH dhe i bëra të ditur informacionin që kishim. Nga ana e drejtorit të SHISH ky informacion nuk u mor parasysh, duke më thënë se ne nuk kemi informacione apo indikacione që të vërtetojnë se do ketë dhunë gjatë protestës. Ajo që ndodhi më 21 janar vërtetoi informacionin e SHIU. Më lejoni që të theksoj se SHIU nuk është investuar në ngjarjet e 21 janarit. Informacioni i ardhur është rastësor nga burime njerëzore dhe me indikacione të qarta për përdorim dhune, tha Zyla.

Ish- drejtuesi i SHIU thotë se as ai dhe as familja e tij nuk janë përfshirë në tregti armësh. Po ashtu Zyla mohon që të jetë përgjuar opozita apo dikush tjetër.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›