Nis verifikimi i 1 mijë pikturave të Sotiraq Xegës
KORÇE- Prokuroria e Korçës nepermjet nje komisioni me specialiste, ka nisur sot verifikimin e 1 mijë pikturave të gjetura një ditë më parë në shtëpinë e ish përgjegjësit të Galerisë së Arteve Figurative Guri Madhi, Sotiraq Xega.
Nga verifikimi i sotëm pritet të kuptohet nëse këto piktura janë të Xegës apo të Galerisë.
Në këtë “koleksion” mendohet se mund të gjenden edhe pikturat e zhdukura të piktorit korçar, Vangjush Mio.
Një ditë më parë policia e Korçës ushtroi një kontroll në shtëpinë e Xegës, ndërsa gjeti 1 mijë pikturat.
Drejtori i qendrës kulturore Vangjush Mio, kishte depozituar kallëzimin në Prokurori. Ai ka ngritur akuzën penale ndaj ish-përgjegjësit të Galerisë së Arteve Figurative Guri Madhi, Sotiraq Xega, i cili prej dhjetë vitesh në mënyrë vullnetare është kujdesur për mirëmbajtjen e fondit të galerisë.

-Vepra Autoportret e Vangjush Mios, e cila rezulton e zhdukur ne Galerinë e Arteve të Korçës
Pas depozitimit të padisë, është ngritur një grup i specializuar hetimi, ndërsa dosja është marrë në dorë nga Prokuroria. Në pyetje janë marrë drejtori i Qendrës Kulturore dhe komisioni që realizoi inventarin. Ndërkaq po ndërtohen pistat e mundshme të hetimit. Sotiraq Xega është personi i radhës që është marrë në pyetje, ndërsa po punohet për mbledhjen e fakteve të reja rreth ngjarjes.
Lista e veprave të zhdukura të Mios
Natyra e qetë
Shtëpi në Boboshticë
Vjeshtë me 3 vajza
Shtëpia e Asdrenit
Hyrje në Voskopojë
Malet e Moravës
Shkëmbinjtë në Himarë
Venecia
Fshati Mborje
Kositësit në fushë
Çadrat e Harixhijve
Portret gruaje
Bujku duke lëruar
Mulliri i Mborjes
Duajt në fushë e male
Hyrje në Korçë nga Dishnica
Vjeshtë
në Bukuresht
Maliqi dje
Autoportret
Rrugë në Tiranë
Shtëpi në Tiranë
Rruga e fëminisë Korçë
Natyrë e qetë, fruta
Dunaveci
Liqeni i Pogradecit
Vjeshtë me kalimtarë
Fushë në Korçë