E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarr në një banesë në Tiranë, një e plagosur

TIRANË- Një grua ka mbetur e lënduar pas shpërthimit të një zjarri në një banesë ne Siri Kodra në Tiranë. Sipas të dhënave të para, zjarri ka rënë në katin e parë të një banese.

Në vend kanë mbërritur forca të policisë dhe ato zjarrfikëse, që bënë të mundur izolimin e vatrës së zjarrit, ndërkohë që e lënduara është transportuar për në spital, për të marrë ndihmën e duhur mjekësore. Nuk ka ende detaje rreth shkakut të zjarrit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›