Konsensusi PS-PD miratuan draftin per reformen zgjedhore
Anëtarët e komisionit të reformës zgjedhore kanë vënë firmën e konsensusit edhe në faqen e fundit të ndryshimeve që iu bënë kodit zgjedhor. Reformë e suksesshme që ka repsektuar rekomandimet e OSBERODIHR, të cilat ishin objekti i punës disamujore të këtij komisioni, u vlerësua nga bashkëkryetari socialist, Damian Gjiknuri dhe eksperti i demoklratëve, Oerd Bylykbashi.
Sipas Kodit të ri Zgjedhor komisioni i reformës zgjedhore hartoi një formulë të re për zgjedhjen e kryetarit të KQZ-së, ndërsa anëtarët do të vijojnë të jenë tre të mazhorancës e tre të opozitës, por me mandate 6 vjeçar. Kryetari që do të ketë një mandat 4-vjeçar duhet të vijë si kandidat nga fusha e së drejtës, në administratën publike, në administrimin e zgjedhjeve, apo si drejtues i organizatave jofitimprurëse, të cilat kanë objekt të veprimtarisë së tyre mbrojtjen dhe zhvillimin e lirive dhe të drejtave të njeriut, zhvillimin e zgjedhjeve demokratike apo politikat publike. PS dhe PD u kanë hapur rrugën vetë ofrimit si kanidatura të gjithë atyre që e ndjejnë veten të zotët për të përballuar detyrën e vështirë të kreut të KQZ-së që të paraqiten pranë Komisionit të Ligjeve. Komisioni përzgjedh për t'iu paraqitur për votim Kuvendit dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe të anëtarëve të komisionit por jo më pak se 2/3 e të gjithë antarëve të tij. Kur shumicën e cilësuar e gëzojnë më shumë se dy kandidatë, në votim paraqiten dy kandidatët që gëzojnë mbështetjen më të madhe. Çdo anëtar i komisionit mund të mbështesë deri në katër kandidate. Palët i kanë dhënë mundësi përzgjedhjes në komision fillimisht variantit të parë të dy kandiatëve me shumicë të cilësuar votash. Nëse ky variant dështon, (B)komisioni identifikon katër kandidatët që kanë marrë mbështetjen më të madhe midis antarëve të komisionit. Përfaqsuesit e opozitës në komision përjashtojnë dy nga kandidatët e përzgjedhur sipas variantit të dytë dhe kandidatët e mbetur i kalojnë Kuvendit për votim. Kryetar i KQZ-së zgjidhet kandidati që merr 71 vota.
Për herë të parë në zgjedhjet e ardhshëm parashikohet përdorimi i teknologjisë, numërimi elektyronik në qarkun e Fierit dhe sitemi i dentifikimit të zgjedhëseve në qarkun e Tiranës, si dy qarqet më të mëdha në vend.
Çështja tjetër shumë e debatuar e të drejtës së dy anëtareve për marrjen e provave, pranohet menjëherë pa ju nënshtruar debatit apo votimit në KQZ. Saktësohet se prova që kërkohet për të vërtetuar faktet është mjeti ligjor që shërben për të provuar ekzistencën ose mosekzistencën e faktit të pretenduar në shqyrtimin administrativ ose gjyqësor dhe që merret në përputhje me këtë Kod. Ajo çfarë palët nuk e kanë trajtuar, është korrektimi përllogaritjes dhe shpërndarjes së mandateve. Kjo sipas Gjiknirit dhe Bylykbashit është në çmimin e parlamentit për të vendosur në muajit që vijnë.
Komisioni i reformës zgjedhore u ngrit pas pas firmosjes së marrëveshjes së 14 nëntorit në Kuvend mes socialistëve dhe demokratëve dhe afati i fundit pas rimandatimit ishte 12 korriku. Pas zgjedhjes së Avokatit të Popullit si propozim i opozitës, u miratuan me konsensus të gjitha ligjet me shumicë të cilësuar që prej dy vitesh ishin bllokuar në Kuvend. Reforma zgjedhore preku finishin, çka ende nuk ka ndodhur me atë parlamentare. Në procedurë deri më 6 gusht është nisma për heqjen e imunitetit të zyrtarëve shqiptarë nëse palët do të jenë dakord.