Ish- të burgosurit politikë: Plotësoni kërkesat tona ose përshkallëzojmë veprimet
Shoqata e ish të Burgosurve Politikë të Shqipërisë i ka shkruar një letër kryeministrit Sali Berisha, presidentit Bamir Topi, kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, duke theksuar se kërkesat e tyre nuk janë plotësuar. Ata kanë kërkuar plotësimin e tyre, në rast të kundërt paralajmërojnë protesta e përshkallëzime të tjera. Më poshtë letra e plotë:
Edhe pse ligji nr.7514 dt.30.09.1991 mbushi 20 vjet ai ende nuk eshte zbatuar çka do te thote qe nuk ka sherbyer per integrimin e ish te burgosurve politik.
Dhjetera amendamente e V.K.M qe e kane arnuar ate jo vetem nuk e kane ndryshuar gjendjen e kesaj shtrese, por e kane renduar dhe kthyer ne nje loder perfituese per ata qe e luajne dhe sarkazem te rendomte per ata qe presin zgjedhjen e tij.
Paaftesi?! Neglizhence?! Keqdashje?!
Jane dilemat qe kane munduar shume njerez, pergjigjen e te cilave e gjejme jo vetem ne menyrat dhe format e perdorura kunder grevave e protestave te ish te burgosurve politike, por edhe tek ligji nr.9831 neni 32 qe e shtrin afatin kohor ne 8 vjet te zhdemtimit per burgim te padrejte duke mos llogaritur zhvleresimin e lekut nga inflacioni dhe duke mos njohur % bankare per afatin kohor e me keq akoma eshte V.K.M nr.416, dt.14.04.2011, qe e shtrin zhdemtimin ne 8 keste pa limit kohor.
Numri i perfituesve nga keto ligje po i kalon 27.000 fakt qe bie ndesh me realitetin pasi ne baze te konventave nderkombetare dhe legjislacjonit shqiptar, zhdemtohen per burgim te padrejte te bazuar ne nenin 44 te kushtetutes dhe nenin 57 te K.Penal te R.SH vetem ata persona qe jane demtuar me vendim gjykate dhe kane perfituar pafajesine prej ligjit 7514 neni 1, te cilet nuk i kalojne te 10.000 vetet. Nuk jemi kunder trajtimit te te gjitha shtresave qe partite ndoshta kerkojne ti favorizojne per te patur mbeshtetje politike. Por problemi i te burgosurve politike eshte imediat e akut. Ne kemi pritur nga qeveria zgjidhjen e tij, por prononcimi i funksionareve (militante) te qeverise qe deklarohen njekohesisht dhe si kryetar shoqatash te denuarish!! Na le te kuptojme se jemi para nje manovre te pa deshiruar. Per kete arsye ne te burgosurit politik te lodhur, te fyer e te zhgenjyer nga menyra e trajtimit te zgjidhjes se ketij problemi deklarojme:
-Negociatat per problemin e cdemtimit te B.P jane te vlefshme vetem me pjesmarrjen e te B.P
-V.K.M nr.419 dt.14.04.2011 bie ndesh me nenin 32 te ligjit nr.9831
-Te B.P 85 vjeçare jane gjalle rreth 15 vete fakt qe nuk e perligj justifikimin se fondi i vitit 2012 do te perdoret per ta.
-Integrimi i te Burgosurve Politik eshte alfa e fillimit te nje demokracie reale. Qeveria aktuale eshte prononcuar para dhe pas fushatave elektorale per realizimin e ketij objektivi i cili ka mbetur ne kuadrin e propagandes fakt qe na detyron te
Kerkojme:
-Te cdemtohen 1800 ish te Burgosurit Politik qe jane gjalle
-Te llogaritet cvleresimi i lekut qe nga viti 2007 dhe % e cvleresimit ti shtohet shumes se mbetur.
-Te strehohen te B.P qe jane te pastrehe ne banesat e ndertuara nga Bashkite per te pastrehet.
-Ministrise se Shendetesise ti akordohet nje fond per trajtimin shendetesor te ish te Burgosurve Politik brenda dhe jashte shtetit.
Per keto kerkesa SH.B.P.SH pret nje pergjigje brenda 15 diteve nga qeveria. N.q.s nuk do te kemi pergjigje atehere SH.B.P.SH do te pershkallezoje veprimet e saj ne forma e menyra demokratike.