E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia, e shqetësuar për regjistrimin e popullsisë në Shqipëri

Greqia ka reaguar në lidhje me nisjen e regjistrimit të popullsisë në Shqipëri, teksa është shprehur e shqetësuar në lidhje me bojkotimin e minoriteteve, veçanërisht atij grek, për bojkotimin e këtij regjistrimi.

“Vendimi i përfaqësuesve të grupeve të minoritetit, përfshirë minoritetin etnik grek për t`iu bërë thirrje pjesëtarëve të tyre për bojkot, në shenjë proteste se nuk garantohet respektimi i të drejtës së vetëpërcaktimit të lirë, tregon mungesë besimi të minoritetit ndaj shtetit shqiptar, çka duhet ta trajtojë menjëherë vetë qeveria shqiptare”, ka deklaruar deklaroi zëdhënësi i ministrisë së Jashtme greke, Gregoris Delavekuras.

Sipas tij, “regjistrimi i popullsisë në Shqipëri duhej të ishte si një instrument për funksionimin më të mirë të administratës publike shqiptare kundrejt qytetarëve të vet dhe për garantimin dhe mbrojtjen e të drejtave të minoriteteve që jetojnë në vend”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›