E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria gënjen për lejet minerare. Për rinovimet merren para nën dorë

Në një koment postuar në blogun e gazetës Tema, një qytetar punonjës në Ministri të Ekonomisë thotë se ajo që thuhet për lejet minerare është një mashtrim, pasi bëhet fjalë për rinovim të lejeve minerare dhe jo leje të reja.  Une punoj ne Ministrine e Ekonomise dhe e di cfare po behet. Asnje license e re sdo jepet, sepse ligji i ri që bëri Dritan Prifti, i jep vetëm me tender lejet minerale. Keta nuk bëjnë tendera se duan tja japin pa tender njerëzve të vet. Keto 120 jane rinovime vjetore qe i behen lejeve te vjetra. Lejet lejen 10 vjecare, por qe te paguhen hajdutet e ministrise cdo vit, kerkohet rinovim vjetor. Pra jane rinovime, jo leje te reja. Pse nuk thone keta plehrat e LSI qe drejtojne kete ministri sa kohe ka, nga kompania kineze që ka marre koncesionin e minieres Kalimashit, qe kerkon lejen minerale dhe keta sja japin!. Më posht komentuesi thotë se Meta dhe Naco dërgojnë njerëzit e tyre që i kërkojnë pare kësaj kompanie. Imagjonoje ata kanë fituar tender ndërkombetar para 1 viti dhe këta nuk i japin leje minerale se duan prap para. I moren para per tenderin, tani duan prap. Mos i besoni ketyre legenave. Une se di si i duroj ne pune cdo dite.

Komenti është i postuar në blogun e gazetës nga dikush që pretendon të jetë punonjës i Ministrisë. Gazeta pret reagim të Ministrisë për këto akuza

Më herët, Tema, duke u mbështetur në një raport të Reuters, kishte raportuar se “Shqipëria do të lëshojë 151 licenca minerare këtë vit, duke planifikuar që çdo javë të lëshojë nga 20 të tilla, bëri të ditur të enjten Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Minierave. Duke shpallur se ka përgatitur një paketë të re ligjesh për minierat që të reformojë këtë sektor, ministria tha se që tani ka publikuar detajet e 36 zonave minerare që do ofrohen për kompanitë. Vendimi për këtë vjen pasi ministria hoqi licencat për 43 kompani minerare dhe pasi qeveria, e cila po përballet me të ardhura të ulëta, shpalli valën e fundit të privatizimeve të aseteve shtetërore.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›