E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish- të përndjekurit: Të hapen e dosjet e sigurimit të shtetit

Ish- të përndjekurit politikë i rikthehen kërkesës për hapjen e dosjeve të ish- bashkpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Kjo sipas tyre është gjithashtu një kërkesë e Këshillit të Europës e bërë këtë muaj në Berlin gjatë konferencës për dokumentimin e krimeve të komunizmit. “Hapja e dosjeve, sidomos për politikanët, për institucionet kushtetuese, administratën, gazetarë dhe biznesmenë. Konferenca vuri theksin se çdo vonesë në dokumentimin e krimeve të komunizmit dhe dënimi i tyre i bën një dëm të madh shoqërisë dhe zhvillimeve të saj. Domosdoshmëria e njohjes më këto dokumenta duhet të jetë prioritet i demokracisë së brishtë të Shqipërisë”, u shpreh sot Besim Ndregjoni, kryetar i shoqatës të ish- të përndjekurve. Kërkesa për hapjen e dosjeve të ish- spiunëve vjen pas debatit të madh që shkaktoi në muajt e parë të 2009-s ligji për hapjen e tyre dhe që u kthye nga gjykata kushtetuese....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›