Ish-Blloku, femrat protestojne per me shume te drejta
Te mbledhura ne nje prej ambienteve hyrese te zones se ish-Bllokut, gra te shoqates "Ne Dobi te Gruas Shqiptare" kane protestuar per me shume te drejta. Ne qiellin e kryeqytetit gjate dites se djeshme fluturoi nje helikopter, nga i cili personalitete te njohura te jetes publike ne vend, burra dhe gra leshuan nga ajri fletushka, qe percjellin mesazhe te forta njerezore, qe kerkojne respektimin e te drejtave dhe lirive te grave, si pjese e respektimit te te drejtave dhe lirive te njeriut. Posterat e shoqates "Ne Dobi te Gruas Shqiptare", qe gjithashtu mbartin mesazhe te fuqishme ne emer te gruas, do te dominojne gjate kesaj dite ne te gjitha rruget e kryeqytetit. Perfaqesuese te NDGSH-se, por edhe vajza vullnetare, te veshura me bluzat te verdha kane shperndare per te gjithe kalimtaret mimoza dhe fjongo, simbol i 8 Marsit.