Ksera: Do te nxisim punesimin dhe trajnimin e grave ne Shqiperi
Ne diten e gruas edhe ne Tirane, eshte percjelle mesazhi per me shume te drejta. Ka qene Ministria e Punes, Ceshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta dhe Fondacioni i femijeve shqiptare qe kane organizuar takimin me rastin e kesaj dite. Ne kete takim jane prezantuar dhe politikat e qeverise, per kete kategori ne fushat sociale. Ministri, Spiro Ksera u shpreh se ligji "Per Barazine Gjinore ne Shoqeri", si dhe "Strategjia Kombetare per Barazine Gjinore dhe kunder Dhunes ne Familje" percaktojne masa te qarta dhe sanksione konkrete per permiresimin e statusit te gruas: nxitjen e aksesit ne punesim dhe trajnim, permiresimin e kushteve te punes, te edukimit dhe sherbimeve sociale, ekonomike e shendetesore, konsolidimit te familjes, jetes profesionale dhe karrieres. E pranishme ne kete takim ka qene dhe zonja Liri Berisha, e cila ka pershendetur ne emer te fondacionit qe drejton. "Krenarine tone dhe si te thuash, privilegjin tone te vecante ne e kemi me misionaren me te madh ne bote, qe eshte Nene Tereza, e cila i sherbeu grave te vuajtura, te braktisura. Perpjekja e shoqerise sone per te vene ne vend cdo dinjitet gruaje te neperkembur nuk mund te jete e izoluar, por pjese e nje bashkimi dhe vleresimi shoqeror dhe kulturor. E drejta e gruas tashme eshte pjese ne te gjitha programet e qeverive", u shpreh zonja Liri Berisha, presidente e fondacionit "Femijet shqiptare". Ne takimin e organizuar me rastin e 8 marsit, ka qene e pranishme ministrja e Integrimit Majlinda Bregu, shefi i delegacionit te KE, Helmut Lohan si dhe ambasadori spanjoll, Manuel Montobio.