Mjeku Kastrati u vra per motive te hakmarrjes
Tirane - Tre te pandehurit akuzohen se ne bashkepunim me njeri-tjetrin kane vrare mjekun dhe nenkryetarin e PD-se se Hasit, Behar Kastrati, me daten 3 korrikut te vitit 2005. Sipas prokurorise, diten e ngjarjes, i pandehuri Ibrahim, pasi ka pare viktimen Kastrati te kete dale nga zyra e tij, qe e kishte te "Shtepia e Kultures" ne Krume dhe ka shkuar ne drejtim te lokalit te vellait te tij, Flamurit dhe ka vene ne dijeni vellezerit Rexhaj. Ata e kane pritur Kastratin prane pallatit ku ai banonte e pasi kane kontaktuar me te e kane marre ne automjetin, me te cilin ata leviznin. Me pas e kane vrare dhe e kane lidhur ne dy shtylla betoni ne Liqenin e Fierzes, ne Kukes. Sipas prokurorise, ngjarja ka pasur motiv vdekjen e Gani Rexhaj ne spital, vellait te Abedinit dhe Qamilit, ndersa ate nate ka qene mjek roje pikerisht viktima Behar Kastrati.