Prokuroria merr nen hetim drejtorin e ABC-se, kishte dijeni per abuzimet
Tirane - Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet ndaj klinikes private ABC, ndersa i ka komunikuar dje drejtorit te saj, Guy Eshelman, akuzen e "moskallezimit te krimit". Shkak jane bere verifikimet e kryera ne lidhje me pretendimet e hedhura nga ana e drejtorit te ABC-se per dijenite qe i kishte bere policise mbi abuzimet e femijeve te qendres "Femijet e tij", gjate deshmise se dhene nje jave me pare perpara gjykates. Ne deshmine e tij, Elsheman ka bere me dije se 12 femijet, te cilet kishin ardhur ne kliniken e tij private ishin abuzuar seksualisht dhe per kete nuk ja vinte dot gishtin askujt. Por, sipas tij, per kete fakt kishte vene ne dijeni organet policore duke bere edhe kallezimet perkatese. Pas deklarates se bere nga ana e deshmitarit te thirrur ne kete proces gjyqesor, prokuroria, e cila jo vetem qe ka bere verifikimet e saj, nuk ka pasur asnjehere ne duar ndonje denoncim per kete ceshtje ka marre nen hetim mjekun anglo-amerikan. Ketij te fundit i eshte komunikuar akuza e "moskallezimit te krimit". Sipas burimeve nga prokuroria, Elsheman ka qene mjeku, i cili ka vizituar qe prej vitit 2001 te pandehurin David Braun, per shkak te disa problemeve personale. Por jo vetem kaq, ky ka qene dhe mjeku, i cili ne ekspertizen qe i eshte bashkangjitur fashikullit te gjykimit, nxjerr perfundimet e saj se i pandehuri David Braun eshte impotent. Kjo eshte dhe prova per te cilen i pandehuri ka bere disa deklarata duke pretenduar se nuk ishte ai qe kishte abuzuar me femijet. Nderkohe qe perballe rezultateve te nxjerra nga ana e mjekut Eshelman, prokuroria ka rritur te provoje qe i pandehuri Braun eshte i semure me fimoze, nje semundje ne organet gjenitale. Sipas raportit te mjekesise ligjore, kjo semundje nuk e pengon individin te kryeje marredhenie seksuale. Prokuroria e Tiranes ka nisur hetimet e saj mbi kliniken ABC, e cila dyshohet te kete fshehur abuzimet qe kryheshin ne qendren "Femijet e tij", per disa vite me radhe. Nderkohe qe, dje ne Gjykate te Tiranes, eshte zhvilluar seanca e radhes per dy te pandehurit Robin Arnolds e Dino Kristodulu, dy prej te akuzuarve per abuzime seksuale me te miturit, e strehuar ne qendren "Femijet e tij". Gjate seances, i pandehuri Dino Kristodulu i ka bere me dije togave te zeza te kryesuara nga gjyqtarja Shefkie Demiraj se ishte i pafajshem dhe kete do ta vertetonte ne seancat qe do te vijne. Ndersa te dy te pandehurit kane kerkuar te mbrohen nga avokatet e tyre, te cilet nuk ishin prezent ne seance, cka ka cuar edhe ne shtyrjen e saj.
6 femije jane abuzuar seksualisht nga ana e tre ish-drejtuesve te qendres "Femijet e tij", per disa vite me radhe. Sipas prokurorise, te pandehurit kane perdorur mjete te ndryshme dhune ndaj tyre.
3 te pandehur akuzohen per vepren penale te "marredhenies homoseksuale me te mitur", ndersa po gjykohen me vete nga gjykata e faktit. Qe te tre kane mohuar akuzat duke deklaruar se jane te pafajshem.
33 femije ishin strehuar ne qendren "Femijet e tij" per arsye te ndryshme familjare, nga te cilet gjysmat jane dhunuar seksualisht nga drejtuesit, te cilet jane edhe deshmitare te ketij procesi.
Prokuroria, femijet deshmitaret kyc te ketij procesi
Tirane - Prokuroria e Tiranes, e cila ka hetuar per dy vite me radhe dosjen, ka zbardhur te gjitha abuzimet qe kryheshin me femijet. Ne fashikullin e gjykimit jane perfshire deshmite e femijeve, te cilet tregojne qe te pandehurit kane perdorur lecken e dyshemeve, ju kane lexuar biblen e me pas i kane zhveshur dhe kane kryer marredhenie me ta disa here me radhe. Ndersa per te gjitha abuzimet kishin vene ne dije te afermit e tyre pas problemeve shendetesore qe kishin pasur.
Redinalda Caushaj