E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish Gjenerali i Nato-s Wesley Clark, dëshmon për të dytën ditë në Hagë

Në Gjyqin ndaj Hashim Thaçit dhe ish krerëve të tjerë të Uçk, Clark po flet për shqetësimet e tij në atë kohë, për një rikthim të trupave serbe në territorin e Kosovës. Një ditë më parë, Clark tha se Uçk dhe Thaçi nuk ishin të përfshirë në aktet e dhunës ndaj pakicave. “Nato nuk kishte prova për këtë”, tha Clark një ditë më parë duke theksuar gjithashtu se Thaçi nuk kishte kontroll mbi Uçk. Ajo sipas tij kishte një strukturë jo tipike, e formuar më shumë në bazë të grupeve që bënin rezistencë.

Prokurori Matt Halling pyeti këtë të martë, Ish Gjeneralin Wesley Clark lidhur me dwshmitw e tij para senatit amerikan më 1999 dhe 2000 lidhur me vendosjen e trupave paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë dhe shqetësimet e tij të shprehura asokohe se Serbia mund të tentonte të rikthehej në Kosovë.

Clark sqaroi se nuk mendonte që Serbia do të kthehej në Kosovë, por si gjeneral ishte puna e tij të merrte parasysh rreziqet dhe rrethanat e kohës. “Ende nuk kishte një marrëveshje. Në fakt, nuk pati marrëveshje derisa Kosova shpalli pavarësinë në 2008” tha Clark.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›