E Diel, 1 Nëntor 2026

Ish-Presidenti Medvedev zgjidhet kryeministër i Rusisë

Presidenti Vladimir Putin paraqiti kandidaturën e Medvedevit për kryeministër menjëherë pas betimit në krye të shtetit, të hënën. Medvdev mbante postin e Presidentit të vendit nga viti 2008-2012.

Deputetët e partisë Rusia e bashkua dhe liberal demokratët votuan pro (299 vota), teksa komunistët votuan kundër (144).

Para votimit të së martës, Putin e prezantoi Medvedevin para ligjvënësve si një politikan me eksperiencë i cili qëndronte prapa reformave vendimtare në vend.

Për t’u zgjedhur kryeministër i vendit Medvedev duhej të siguronte më shumë se gjysmën e 450 votave të Dumës, në një kohë që vetëm partia e tij, Rusia e Bashkuar ka 238 deputetë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-05-08 15:46
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›