“Varfërimi” i buxhetit

Deputeti demokrat, Selami Xhepa, deklaron se të dhënat paraprake dëshmojnë vështirësi në zhvillimin e sipërmarrjes qoftë nga treguesit dhe të ardhurat e buxhetit, por edhe treguesit e tjerë.
“Indikatorë të tërthortë që lidhen me shitjet dhe kështu me radhë, tregojnë se ka një lloj tkurrjeje dhe frenimi që do të thotë se ashtu edhe siç mund të pritej viti 2012 do të jetë një vit relativisht më i vështirë, krahasuar me periudhat e kaluara. Fakti që deri tani ka patur një performancë nën nivelin e parashikuar, padyshim që mendojmë që në gjysmën e vitit do të ketë një rishikim, sërish të buxhetit. Sidoqoftë, kjo mbetet për t'u parë se si do jetë evoluimi i gjendjes së financave publike në tremujorin e dytë, në mënyrë që të krijohet një pamje më e drejtë për nevojën dhe emergjencën, për rishikimin në buxhet", deklaroi Xhepa për mediat.
Sipas tij, qeveria nuk planifikon të dalë në tregun ndërkombëtar për të emetuar një eurobond të ri, duke e përqendruar huamarrjen e saj në tregun e brendshëm dhe te marrëveshjet e kredisë me donatorët dhe vendet partnere. "Nuk besoj se do kemi dalje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare në formën e eurobondit, besoj edhe për shkak të situatës, së gjendjes së borxhit akoma në vendet e Evropës, dhe skepticizmit akoma të lartë të tregut në raport me borxhet qeveritare", theksoi deputeti Xhepa.
Të ardhurat e mbledhura në buxhetin e shtetit gjatë periudhës janar-mars të këtij viti llogariten 78,457 milionë lekë. Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga ministria e Financave, të ardhurat gjatë 3-mujorit përbëjnë 22.05 % të totalit të të ardhurave të parashikuara për të arkëtuar në buxhetin e shtetit gjatë vitit 2012. Gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë (2011) në buxhetin e shtetit u arkëtuan 77,535 milionë lekë, ose 922 mijë lekë më pak se këtë vit. Ministria e Financave llogarit që gjatë vitit 2012 të arkëtojë në buxhetin e shtetit gjithsej rreth 355,759 milionë lekë.
Gjatë kësaj periudhe nga tatimet dhe doganat janë mbledhur 54,367 milionë lekë, ndërsa nga pushteti vendor 2,837 milionë lekë. Referuar statistikave zyrtare, shpenzimet në periudhën janar-mars llogariten 89,946 milionë lekë, që përbëjnë 22.66 % të totalit të shpenzimeve të parashikuara për të gjithë vitin. Në vitin 2012 parashikohet që të shpenzohen 396,922 milionë lekë. /Start/
2012-05-08 15:40