Ish-ambasadori i BE-së: Dikataturë e Gruevskit në Maqedoni

Në analizën tij për Zgjerimin e BE’së, me fokus të veçantë në Maqedoninë, ish-ambasadori i BE-së në Maqedoni, Ervan Fuere, thekson se në vend po krijohet një erozion i vlerave dhe standardeve themelore demokratike. Sipas Zhurnal, fajin kryesor për këtë gjë Fuere ia hedh kryeministrit aktual, Nikola Gruevski.“Ngjarjet më të reja, si dhe mosgatishmëria e qeverisë që të promovojë ndjesinë e kompromisit, kanë shkaktuar një erozion të vlerave dhe të standardeve demokratike në vend, por edhe thellimin e mosbesimit në një shoqëri tashmë shumë të ndarë.
Largimi i dhunshëm, më 24 dhjetor, jo vetëm i të gjithë gazetarëve, por edhe i deputetëve të opozitës nga parlamenti, ishte një përkujtim tragjik i mossuksesit të vazhdueshëm të qeverisë që udhëhiqet nga Gruevski, me qëllim që ai të kyçet në dialogun politik në kuadër të viteve të kaluara”, shkruan Fuere.
Sipas tij, njëri prej problemeve kryesore, për shkak të të cilit në Maqedoni nuk ka një demokraci të mirëfilltë janë edhe mediat.
“Porositë nga BE-ja gjithmonë devijohen nga mediat e kontrolluara nga qeveria, përderisa disa prej gazetarëve të pavarur, të cilët nuk e pranojnë këtë gjë, sulmohen pothuajse vazhdimisht. Kjo vetvetiu është një akuzë shokuese për qeverinë e tanishme të Maqedonisë”, sqaron ai./Indeksonline/