E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ish atasheu britanik: Kam mbetur përjetë Marku i Shkodrës

 Intervistë me ish atasheun ushtarak të Anglisë në Tiranë, Mark D. Vickers

Nga Riza Lahi

Ju mund të thoni se unë jam një ëndërrimtar, por unë nuk jam i vetëm; unë shpresoj se, një ditë, edhe ti do të bëhesh me ne. Dhe atëherë, bota do të rrojë si një e vetme, – Xhon Lenon.

clip_image003Nënkoloneli Mark D. Vickers ka qenë atashe ushtarak i Mbretërisë së Bashkuar në Tiranë. Ai është larguar nga atdheu ynë në vitin 2008 i dashuruar me vendin dhe popullin tonë. Ne jemi bërë miq edhe nga ky fakt që po e bëj publik për herën e parë. Ishim miqësuar nga një intervistë e mrekullueshme artistike (por pat edhe një problem të krijuar nga unë me dëshirën e mirë, por që , ky gabim i imi u zgjidh gjithsesi) që më kish dhënë ai mua për revistën e ushtrisë Mbrojtja, ku kam punuar dy vjet, pasi i lashë fluturimet në moshën 50 vjeçare. Pas dy viteve tek revista Mbrojtja, mua më shkurtuan, megjithëse në atë kohë kisha botuar 16 libra dhe isha emër i njohur prej vitesh në shtypin joushtarak. Pra, ndërsa i përkisja tanimë masës së dëshpëruar të pensionistëve, një mesazh dhe një e-mail nga z. Vickers: Z. Lahi. E dini ku është Sofra e Ariut? Do të shtroj një drekë. Janë 12 çifte anglezësh dhe katër shqiptarë; që të gjithë miq të mi. Mes 4 shqiptarëve, kam dëshirë që të jeni ju njëri nga ata. I ktheva këtë përgjigje: Z. Nënkolonel Vickers! Unë tanimë jam vetëm një pensionist. Nuk jam më as në ushtri dhe nuk i përkas asnjë partie; nuk duhem për asgjë. Ju falemdnerit shumë, por, mbase do të ishte më mirë që, në vendin tim, të ishte dikush tjetër që mund tu ndihmojë më shumë edhe në kryerjen e detyrës suaj në Shqipëri!. Përgjigja e tij ishte jashtë çdo parashikimi: Jam i privilegjuar, që të më nderojë autori i romanit Vorri i Ashikut. Si ishte e mundur, vallë, që ai të kishte lexuar 470 faqet e 4 volumeve të romanit tim? Si ishte e mundur të respektonte artin tim ky anglez, kur për të mijtë kisha dalë i tepërt? Po, po… Ky ushtarak i lartë britanik, nga familje fisnike dhe me shpirt artisti, sigurisht edhe me ndihmën e fjalorit, u kishte dalë në krye ngjarjeve të tmerrshme dhe gazmore të përshkruara nga jeta e Shqipërisë postkomuniste te Vorri i ashikut…Vickers tanimë është në rezervë, banon në Taivan dhe ushtron dashurinë e tij të kahershme, pikturën, duke mbetur përjetë një ashik i popullit shqiptar. Që nga Taivani, ai na dha këtë intervistë, ndërkohë, siç vërteton dhe një fragment që ia kam përkthyer, po ende nuk ia kam dhënë ndonjë redaksie për botim, ai ka në duar edhe një libër kushtuar dashurisë me të cilën e ka mbërthyer shqiponja jonë me dy krerë. Ja, pra, intervista e Kolonelit piktor …

Miku im i shtrenjtë, Mark. Ti keni qenë i fundit Atashe Ushtarak i Anglisë në vendin tonë, ku ke shërbyer mes viteve 2005-2008. Kur je larguar nga ne, me se je marrë?

Unë jam larguar nga Shqipëria në një periudhë të rëndësishme të zhvillimeve moderne të saj; oh, sigurisht që doja të rrija akoma, por kjo gjë nuk varej krejtësisht nga unë. Kështu, mu dha mundësia për të shërbyer në Nepal, si Shef Shtabi i Gurkhasve Britanikë atje. Ushtria Britanike ka rreth 200 vjet (që nga viti 1815) që rekruton në Nepal djem të fortë dhe të ashpër vendas. Kështu unë vazhdova karrierën time me gurkhasit e komisionuar dhe që ishin vendosur në Hong Kong. Ishte me të vërtetë një ëndërr për mua, jo vetëm stërvitja e ushtarëve gurkhas, por sidomos se kjo bëhej në vendlindjen e tyre, në Nepal. Mosha ime e pensionit të detyrueshëm duhej të ishte viti 2015, kurse detyra ime përfundoi atje, në Nepal, në vitin 2011. Pata disa sugjerimesh se ku mund të shkoja me shërbim që andej, por nuk u realizua asnjëri prej tyre. Në atë kohë ishte dhe një program që sa kish filluar, dhe, sipas tij, unë vendosa të shkoj për gjashtë muaj vullnetar për detyra operacionale në Afganistan. Tre vitet në Shqipëri, pasuar me tre vjet në Nepal dhe, mandej, 6 muaj në veprime operacionale, sipas programit në fjale, ishin të plota për tu larguar nga ushtria, pas një shërbimi atje për 33 vjet.

Po pastaj? Çfarë vendose të bëje?

rVendosa të bëja atë që kisha dashur tërë jetën, që në adoleshencën time dhe pa pushim të bëhesha artist, ti kushtoja më shumë kohë pasurimit tim spiritual duke shpresuar të bëj diçka më shumë për njerëzit në nevojë. Gruaja ime, Estella, është me prejardhje nga Taivani dhe, kështu, ne vendosëm që, sigurisht ta mbanim shtëpinë tonë në Mbretërinë e Bashkuar, por të emigronim në Taivan. Ime shoqe nuk kishte ndenjur në Taivan prej shumë shumë vitesh dhe mendova se do të ishte kaq mirë për të, që qëndronte edhe një herë pranë familjes së saj dhe shoqeve të saja të dikurshme. Kështu, me të mbaruar detyrën time në Afganistan, unë ndenja vetëm dy javë në Mbretërinë e Bashkuar dhe, të dy me Estellën, u nisëm edhe një herë në anët tjetër të botës.

Të lutem, na tregon, përse vendose të vije në fillim në Shqipëri si Atashe Ushtarak? A kishe mundësi të zgjidhje një vend tjetër?

Po, kisha. Ndërkohë unë kisha bërë të njohur dëshirën time që gjatë karrierës ushtarake, të isha diku Atashe Ushtarak. Të drejtën të them, unë, në vitin 2004, kam aplikuar për postin në Nepal (të njëjtin që mora më pas, në vitin 2008 atje). Nuk dua tu hyj vogëlimave, por mjafton të them se, për disa arsye, unë u përzgjodha për të shkuar atje, por, më pas, nuk me çuan në atë detyrë. Më pas, më kontaktuan dhe më pyetën, nëse e kisha sërish atë dëshirë, për tu bërë ndokund Atashe ushtarak, dhe u thashë po!. Më thanë se është një mundësi për në Shqipëri dhe më pyetën se, nëse dëshiroja, mund të aplikoja. U thashë pa asnjë lëkundje që, po, dhe, pak më vonë, sa më thanë se më kishin përzgjedhur, ndjeva emocione të veçanta. Ndërkohë, kisha filluar të lexoja me të tëra mundësitë e mia, rreth Shqipërisë dhe popullit shqiptar; sa më shumë që lexoja, aq më tepër ndjeja të magjepsesha.

 A u nise drejtpërdrejt në Shqipëri, sa more njoftimin, a më vonë?

Jo, jo. Menjëherë, kalova një periudhë të stërzgjatur përgatitjeje nuk po dua të të mërzit me vogëlsirat e saja, por, pjesë e kësaj përgatitjeje, ishte edhe mësimi i gjuhës. Unë nuk jam ndonjë linguist i lindur, por, që në fillim, vendosa, meqenëse tanimë më qe dhënë ky shans, të bëja 110 përqind të. Desh e çmenda time shoqe, ngaqë nuk lëvizja askund pa librin e fjalorit; ngado që shkonim, unë përpiqesha të memorizoja fjalë e fraza të reja të gjuhës shqipe.

 E pra, kur erdhe më në fund për herë të parë në Shqipëri?

Kam qënë me fat të madh, që mu dha mundësia të qëndroja një muaj në një shtëpi, në mënyrë që të praktikoja gjuhën. Kjo u bë disa muaj, përpara se të merrja postin zyrtarisht në Shqipëri. Një miku im shumë i mirë që ishte në Shkodër (më vonë ai u largua që andej), e organizoj qëndrimin tim në një shtëpi shkodrane; për një muaj.

 E kujtoj që ngado të thonin Mark Shkodrani. Përse?

E pra, kjo lidhet me fillimin e një afere dashurie me Shkodrën. Dikush ishte shumë i çuditur se unë po kaloja rrumbullak një muaj në Shkodër ka qenë fillimvere i 2005 dhe, në atë kohë, më vjen keq, atje nuk kishte edhe aq të huaj që ta vizitonin, por unë rashë në dashuri me atë vend. Kjo vazhdoi gjatë tërë kohës që ndenja në Shqipëri dhe, unë, një pjesë të kohës e kaloja shko e eja atje me makinë, sapo gjeja ndonjë sebep. Unë kam kaq shumë kujtime nga Shkodra dhe uikendet atje rrugës për Vermosh; nga restoranti i Diellës në Ishull Lezhë restoranti im më i dashur në të gjithë botën nga

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›