E Shtunë, 31 Tetor 2026

REPORTAZH/ Në Sharrë, ku jeta ka fytyrën e vdekjes

Nga Veledin Durmishi

SAM_1802Përfytyrimi i çdo qytetari të Tiranës, sa herë që i duhet të kujtojë emrin Sharrë, humbet brenda atij rrethimi ku prehen njerëzit që një ditë largohen nga kjo botë si dhe nga një vendgrumbullim stërmadh plehrash, ku hidhen gjithçka që një metropol nxjerr të panevojshme nga jetesa e vet. Dhe ky përfytyrim ka ngecur në atë shtëllungë të madhe tymi e cila me ata rrathët e vet apokaliptikë, mbante nën sundimin e vet vdekjeprurës mijëra banorë të këtij komuniteti dhe jo vetëm. Tymi, që çlirohej nga djegia e plehrave përcillte me valët e veta çernobiliane një erë të rëndë mbytëse, e cila asfiksonte edhe jetë njeriu. Dhe shumëkush nuk ka harruar gjithë ato vite, kur media përcillte kronikat vdekjeprurëse të një vendi të quajtur Sharrë. Jeta e njerëzve përreth ishte aq e kërcënuar. Dhe jo vetëm jeta e njeriut ishte e kërcënuar, por edhe flora e fauna, dhe banorët ishin lodhur së prituri se një ditë plehrat do të largoheshin që andej ose do të ndryshonte trajtimi i tyre. Një erë e rëndë të gufoste, të mbyste, ndërsa qytetarët nuk mund të ndernin dot një rrobë në oborret e shtëpisë. Era e rëndë ndihej deri në lagjen Kombinat. Kamionët që nuk pushonin në asnjë orë te ditës e të natës, të ngarkuar me plehrat e Tiranës, çlironin edhe rrugëve atë erën asfiksuese e cila ishte edhe kanceri i mushkërive për banorët. Këto mendime më lodhën atë ditë, ndërsa po ngjisja me një dum-dum, (edhe ai i ngarkuar me plehra), një asfalt andra-andra, sigurisht i shtruar nga ndonjë aksion elektoral (asfalt elektoral, thashë me vete) dhe dy km. më lart, në një lartësi dominuese, syri mu mbush me një hapësirë së cilës i jepte nota trishtuese një erë e rënda, gati mbytëse, një tymnajë që ngrihej nga lëvizjet e makinave që shkarkonin aty, ndërsa trishtimin tjetër, atë njerëzor ma dhanë ata njerëz të cilët aq ethshëm endeshin nëpër atë fushë në kërkim të mjeteve të jetesës. Kjo është Sharra e famshme, Sharra e ngarkuar me aq trishtim, kjo është Sharra, një prehër i bukur malesh në lartësi të mesme e fshatrat, si ta kishin ndjerë rrezikun e asaj jashtëqitjeje metropoli, ishin larguar pak më tej, e ashtu të struktura nën vapën përvëluese të këtij messhtatori, përsëri duken sikur mezi marrin frymë. Unë nuk vajta aty, te llava, por e ndjeja se ajo erë e rënda që çlirohej aty sigurisht do të ndihej edhe në hundët e banorëve të tjerë veç atyre banorëve të mjerë që shtëpitë e tyre i kishin ngritur aq pranë vendit të punës. E këta njerëz më duheshin këtë herë. Vizionin e tyre shumëkush e ka fare të qartë; media jep përditë e përditë mijëra pamje nga vëllezërit e tyre kudo në Shqipëri e në botë, por të jesh pranë tyre është një situatë krejt tjetër. Përkundër përfytyrimit tim për ata njerëz, mu shfaqën të armiqësuar në fillim, edhe pse vapa nuk ishte në pikun e vet. Madje as një foto nuk më lejuan të bëja, duke shprehur fare haptas një armiqësi me median e duke e quajtur atë tallëse ndaj fatit të tyre.

SAM_1803Cila parti të ka dërguar, cili deputet, a ministër? Kodoshë të mëdhenj janë ata. Kështu kanë qenë përherë, zgjedhjet mbaruan tani, qeveria e re mori detyrën e ja do të shohim, do të bëjnë këta të rinjtë, se ata që ikën ku vanë ato miliona euro të Evropës e cila i dërgon për ne, por që nuk dihet ku kanë shkuar!?- e të tjera fjalë të tilla ishin të parat që dëgjova e unë në zërin e fytyrat e tyre ndjeva ato nota trishtimi. Eh, thashë me vete, tjetër gjendje këta njerëz nuk mund të përjetojnë dot. Dy gra, kunata me njëra-tjetrën, kur e morën vesh se isha gazetar më këshilluan që të ruhesha, ndryshe e pësoja. Vendi ku depozitoheshin plehrat ishte rrethuar me një gardh teli 3 metra të lartë, por që pjesën perëndimore e kishin shembur banorët. Një fushë e madhe e rrethuar si një repart ushtarak. Tek-tuk dukeshin karakolle ku dremisnin policë që nuk lejonin te futej aty askush. Sipas grave, burrat nuk lejoheshin të mblidhnin plehrat aty. Vetëm gratë dhe fëmijtë. Sepse kryetari i bashkisë së Tiranës i ka monopolizuar plehrat dhe të pashpresët e përjetshëm mund të punojnë me mëditje te kunati i Lulit duke ua marrë plehrat 10 herë më lirë. Dhe këtu ka lindur protesta, nëse revolta e tyre e brendshme mund të quhet protestë . Unë u futa brenda atij gardhi. Roja me sa duket dremiste dhe nuk më vuri re, ndërsa më pas, kur unë munda të bëjë dy-tri shkrepje me aparat, ai u përmend nga dremitja dhe reagoi duke mu afruar. Por unë ika, u dhashë këmbëve dhe dola në rrugë ku roja i portës kryesore më pyeti se çfarë kërkon këtej?. Kërkoj një polic- i thashë, duke përmendur një emër kot. Largohu që këtej, është e ndalume, të gjen belaja,- më tha miqësisht roja.

Ishte një gropishtë e madhe ku hidheshin mbeturinat. Anash tyre disa tuba të cilët ishin ngulur thellë mbeturinave, çlironin një tis të hollë tymi i cili nga ngjyra nuk ishte edhe aq i dallueshëm, por që era e rëndë ndihej që larg, dhe unë shpesh isha i detyruar të mbyllja edhe hundët. Një traktor gjigant bën presimin e tyre. Lëviznin njerëz të cilët i kisha afër, por nuk guxoja tu afrohesha më tej. Gra e fëmijë rendnin nga makina në makinë që hynte aty e shoferit i duhet të bënte aq kujdes se ndoshta mund të gjymtonte ndonjë nga ata që jeta i kishte mbajtur përjetësisht të gjymtuar e të përbuzur. Dinakë në vështrime, hokatar në të folur, ndërsa me duart që aq shkathtësisht i fusnin në plehrat, madje pa doreza mbrojtëse, nxjerrin gjithçka për të cilat ata kanë të siguruar një treg shitjeje. Mënjanë rrinë thasë stërmëdhenj të lidhur deri në grykë,dy gra tërhiqnin thasë zvarrë drejt shtëpive të tyre ndërsa dikush i flet dikujt në emër:

-O Spartak ,- dhe ia bënë me dorë se duhet të vijë ta ndihmojë. Spartaku, siç u mor vesh, ishte me një karrocë dore si ajo e Nebi Surrelit, dhe siguronte transportin e thasëve që nëna dhe tre fëmijët e saj kishin mbledhur atë paradite. E çfarë ka në ata thasë? I shoh te punojnë e heqin mënjanë gjithfarë mbeturinash që nga plasmasi, bidonat plastikë, kanaçet e pijeve, shishe qelqi, gjithçka metalike e plastike që mund të ndeshin aty, i hedhin diku më tej, ku tjetri mbush thasët dhe i bën një zë tjetrit të marrë karrocën. Ethshëm i lëvizin duart, tmerrësisht të shkathët, sytë i lëvizin egërsisht. Është një instinkt në ato veprime, në ato lëvizje. Nga mënyra se si lëvizin në atë fushë vdekjeje, nga mënyra se si kacavirren në spondet e makinave vetëshkarkuese, nuk e di pse njeriu ndihet aq keq sa në çast mallkon veten që u ndodh aty, përpara se të mallkojë shoqërinë njerëzore së cilës i ka humbur ai filli ndjesor. E ashtu, me një dorë tek mbaheshin te spondi i makinës, me tjetrën kërkonin aty duke futur duart e tyre tërë lytha me etjen e një shtaze që kërkon prenë e vet. Dikë më tej e zuri një ngërç, qeshi me gjithë shpirt, tjetri i binte shokut me ndonjë bidon plastik bosh nga koka e duart e tyre u ngjajnë ca duarve metalike të cilat kanë thonj dhe janë të fortë. Ato duar e kanë humbur ngjyrën e tyre. Kanë një ngjyrë të errët e të frikshme. Fytyrat e tyre kanë ngjyrën e mjerimit, të ftohtësisë, e nga ai përqendrim aq humbëtirës më zgjuan dy fëmijë që luanin diku më tej, mbi dy thasë të mbushur deri në grykë. Ata qeshnin sipas oreksit të vet. Asgjë trishtuese nuk pashë te ata. Trishtimi tani kishte ardhur te unë e ata, ndoshta si për të më çliruar pak mua nga ai përjetim shokues më thirrën se donin tu bëja një fotografi. (thua për këtë gjë më thirrën) Unë nuk përtova. Nxorra aparatin, por ata brofën sikur ti kishte trembur gjarpri. Nuk pranuan. Unë ata i kisha të gjallë, jetësorë, aq pranë e, ndërsa u shihja duart, ku nuk më vajti mendja ime, edhe p

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›