Plagosen 2 persona me thike ne Tregun e Lezhes

Ne oret e para te mengjesit nje ngjarje e pazakonte ka ndodhur ne Tregun e Qytetit te Lezhes ku nje shtetas ka plagosur me thike pas nje debati 2 shtetas te tjere babe e bir.
Sipas burimeve zyrtare te Drejtorise se Policise se Qarkut te Lezhes behet e ditur se ngjarja ka ndodhur ne oren 0800 te dites se merkure ku shtetasi Prele Ndreu i datelindjes 1962 me banim ne lagjen Skenderbeg ne qytetin e Lezhes pas nje debati per motive te dobeta ka tentuar te vrase me arme te ftohte thike shtetasit Petrit Selimi 49 vjec si edhe Erjon Selimi 26 vjec te dy nga lagjja Skenderbeg e Lezhes.
Burime policore deklarojne se babe e bir jane ne gjendje te rende shendetesore ne Spitalin Rajonal te Lezhes. Policia ka ndaluar pak ore me vone autorin e ngjarjes 48- vjecarin Prele Ndreu si edhe ka kryer te gjitha veprimet e duhura procedurale ku ne cilesine e proves materiale u be sekuestrimi i thikes me te cilen eshte kryer krimi.
Ndreu do te procedohet me tej nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Lezhe per veprat penale te Vrasjes se mbetur ne tentative dhe Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armeve te ftohta parashikuar nga neni 76-22 dhe 279 te Kodit Penal.